Tashme u be rreth nje muaj qe prej pjesmarrjes se Keisa Locit ne rubriken “Mam, po ti?” te “E diela shqiptare”, per te treguar aftesite e saj ne performimin e muzikes Rap, nje rryme kjo shume ndryshe nga profili i saj, pasi tashme jemi ne dijeni se Keisa ka perfunduar konservatorin e Bukureshtit per piano.
Edhe pse komentet nuk ishin fort te mira, kjo per shkak te shume arsyeve ku mund te rendisim faktin se Keisa eshte motra e Sindit, e cila si cdo figure publike krijoi pelqim, por edhe antipati tek njerezit, dhe keta te fundit ne nje fare menyre “nxorren inatin” tek motra e saj.
Gjithashtu, ndjekesit vendosen t’a injoronin faktin se Keisa nuk kishte eksperience me kendimin ne skene, e aq me pak me muziken Rap, edhe pse nje pjese e komentuesve e moren parasysh kete fakt dhe e komplimentuan Keisen.
Perpos komenteve te keqija, tre motrat shpesh jane shprehur ne emisionin e tyre “Starlit Reactions” se nuk do te ndalen kurre se punuari fort per endrrat e tyre, duke mos ua vene veshin komenteve negative, ndaj dhe kete here vendosi te na suprizoje Flavia me pjesmarrjen e saj ne te njejtin program ashtu sikurse Keisa, ne “Mam, po ti?”.
Ndryshe nga Keisa, Flavia kishte perzgjedhur nje kenge teper emocionale dhe shume larg Rap-it, ku performoi shume qete dhe krijoi nje pelqim te madh edhe tek mamate e tjera, e kjo u tregua edhe me vleresimin e tyre ne pike.
Ne gare me kater konkurrues te tjere, Flavia nuk arriti te kaloje ne fazen tjeter, duke u shprehur edhe vete se nuk e quan veten kengetare dhe se kater konkurruesit e tjere ishin shume me te mire.
Por, edhe pse Flavia nuk arriti te kaloje, familjen Loci do te vazhdojme t’a shohim serish ne kete rubrike, pasi nje shans i dyte erdhi per Keisen.
Ky shans i dyte iu dha nga banda muzikore, te cilet kishin te drejte te benin vetem nje rikthim nga konkurrentet e skualifikuar.