Debatet nuk kanë munguar as në post BBV mbrëmjen e sotme.
Përpos atyre mes banorëve, pak më parë në një debat mjaft të ashpër me Kiarën u përfshi dhe opinionistja Zhaklin Lekatari.
Kjo e fundit solli dhe njëherë në vëmendje kërcënimet që ka marrë nga të afërmit e Kiarës për shkak të “dy fjalëve” më shumë që ka thënë si opinioniste për situata të ndryshme në BBV që përfshinin dhe Kiarën.
Opinionistja tregoi se familjarët e Kiarës e kanë pritur Zhaklinën pas programit dhe e kanë ofenduar dhe kërcënuar. Deklaratës së Zhaklinës i dha zë dhe Tea, e cila shtoi se edhe me atë ka ndodhur e njëjta gjë.
Madje ndërhyri edhe Arbana e cila iu drejtua Kiarës se duket paksa e çuditshme që këto deklarata nuk vijnë vetëm nga një person por nga disa.
https://www.instagram.com/reel/CsMrvlEqWXU/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==
Kujtojmë se Tea Trifoni u shpreh pak më parë në një intervistë se kërcënimet që ka marrë nga familjarët e Kiarës i ka denoncuar në polici.