Morena Taraku është shumë aktive në rrjetet sociale.
Një nga femrat më të bukura shqiptare vazhdimisht hedh poste të bukura nga jeta e saj luksoze e udhëtimet por me postimin e fundit shqetësoi ndjekësit e saj.
Përmes një instastory ajo ka zbuluar se ka përjetuar tmerrin në aeroplan gjatë fluturimit nga Prishtina për në Stamboll.
Ajo tregoi se ka kaluar një eksperiencë shumë të keqe por fatmirësisht ka arritur shëndosh e mirë.
Morena nuk ishte shumë konkrete për të zbuluar se çfarë konkretisht ndodhi por falënderoi Zotin për një jetë të re, madje kërkoi nga ndjekësit e saj të duan dhe të respektojnë veten.