Në epokën dixhitale dhe në një sezon në të cilën e gjithë puna, të paktën në kompanitë e teknologjisë, duket se bëhet nga distanca, u desh ndërhyrja fizike e një grupi teknikësh që rivendosën manualisht serverët e qendrës së të dhënave të Santa Claras, për të ristartuar rrjetin e Facebook.
Fenomeni, me madhësi të paparë, ka pasur pasoja shoqërore, ekonomike dhe madje politike në të gjithë botën. Kompanitë e mësuara, nga India në Brazil, për të marrë porosi dhe për të bërë dërgesa duke komunikuar përmes Facebook, papritmas u ndalën.
Bloomberg vlerëson se humbja globale ekonomike ishte 160 milionë dollarë për çdo orë ndërprerje të lidhjes dixhitale.
Dëmi ishte serioz, por edhe lloji i aksidentit. Jo vetëm një pjesë e grupit të themeluar nga Mark Zuckerberg doli jashtë linje: në 8.40 të mëngjesit në Kaliforni, 5.40 pasdite në Itali, i gjithë sistemi i Facebook u zhduk. Lidhja me emailet dhe me faqen në Facebook.com gjithashtu u zhduk.
Kur u bë e qartë se, me sistemet krejtësisht të paralizuara, ishte e nevojshme të ndërhyhej manualisht në servera, u kuptua se ata që ishin në gjendje ta bënin ishin fizikisht larg, ndërsa ata që ishin tashmë në kompani nuk kishin aftësitë e nevojshme.
Edhe për këtë arsye u deshën më shumë se 6 orë para se të mund të fillonin përsëri punën, në një mënyrë shumë graduale, platformat e grupit. Që në vitin 2019 Facebook kishte përjetuar një krizë që zgjati gati 24 orë për shkak të një gabimi në konfigurimin e serverit.
Por atëherë vetëm një pjesë e sistemit u prek ndërsa këtë herë Facebook duhej të përballej me një stuhi të vërtetë. Një krizë që shkaktoi një rënie të aksioneve të Facebook në bursë, duke e bërë Zuckerbergun të humbasë 6 miliardë dollarë në pak orë.