Jori Delli, modelja me origjinë shqiptare por që ka zhvilluar karrierën e saj në Itali ku edhe jeton, prej kohësh është bërë pjesë e mediave në vendin tonë.
E të shtunën u bë pjesë e “Big Brother VIP”, duke marrë vëmendje jo vetëm për pamjen fizike, por edhe për sportivitetin dhe natyrën e saj paqësore e të qeshur.
Jori ka arritur shumë suksese në vendin fqinj dhe një prej tyre është edhe një projekt i përbashkët me dy yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Neymar. Në vitin 2019, modelja ka qenë protagoniste në një spot reklamash me futbollistët.
E ftuar nga Piero Chiambretti në emisionin e famshëm italian “Tiki Taka”, Jori ka folur për takimin e saj me Neymar dhe Cristiano Ronaldo. Ajo i tha Chiambretti-t asokohe se përpara se të fillonte të xhironte atë reklamë, u detyrua të nënshkruante një marrëveshje konfidencialiteti.
Pak ditë pasi takimi i Jorit me Cristianon u bë i ditur dhe për publikun shqiptar, modelja e ka prekur sërish këtë temë brenda shtëpisë së BBV.
Teksa po diskutonte me banorët, ajo habiti me deklaratën për futbollistin duke treguar se ai e ka ngacmuar.
“Kur bëhen ato spotet, ai ose ajo nuk do rrijë aty gjithë ditën që të bëjë ato provat. Ne duhet të jemi të gjithë gati kur të vijë ai. Kristiano nuk ka bërë asnjë provë, ka hyrë menjëherë dhe ka thënë ‘çfarë duhet të bëj unë?’. Nuk e ke idenë sa lekë ka marrë për nja gjysmë ore. Gjysmë milioni ose një million. Më pas mora telefonin, u ula në një cep dhe fillova të flisja me të dashurin që kam pasur në atë kohë, quhej Simone. I thashë që po pres të bëj sportin dhe e kam me Cristiano Ronaldon. Më mori direkt në telefon dhe më tha: ‘Oo ti tani do më lësh mua, ti e di që ai është ndyrësirë’.
I thashë të rrinte i qetë sepse unë nuk ia varja, ndërsa ai më thoshte ‘ai është ndyrësirë, shkon me shumë femra’ por unë i thoja se është i martuar me Xheorxhinën. Në kontratë thuhej se ne nuk mund t’i flisnim Ronaldos, vetëm në qoftëse na fliste ai ne. Por ta dish çfarë më bëri mua ai. Ndërkohë që Nejmari u tregua super profesionit, Kristiano më ngacmonte duke prekur flokët e mia me shpatën që kishte në dorë dhe më tha ‘Ciao bella’ dhe unë thjesht qeshja përbrënda sepse s’mund t’i flisja. Më prekte flokët dhe unë rrija”- tregoi modelja.
