Ish konkurrenti i Per’puthen, Albi Dhima, ishte nje nga djemte i cili rrembeu zemrat e publikut qysh ne fillimet e tij ne program.
Ne pyetesoret qe ai shpesh organizon ne InstaStory, nuk mugojne kurre levdatat e shumta nga ndjekesit.
Mirepo, si gjithmone ka edhe persona te cilet komentojne negativisht.
Se fundmi Albi ka prezantuar partneren e tij, vajzen shqiptare te quajtur Hyrie Vata qe jeton ne Amerike, me te cilen kurorezoi lidhjen ne fejese pak kohe me pare.
Mirepo gjate nje pyetesori te organizuar sot nga Albi, te shumta ishin shkrimet se ai eshte lidhur me Hyrien vetem per letrat Amerikane, duke e lidhur keshtu me faktin e fejeses qe sipas tyre erdhi shume shpejt.
Pas akuzave te ndjekesve, nje pergjigje ka ardhur dhe nga vete Albi i cili eshte shprehur:
“Keni nje problem shume te madh qe ne baze te mendimeve tuaja dhe pikpamjeve tuaja per jeten apo per gjera te ndryshme mundoheni te pergjithesoni dhe te beni faktike dhe per te tjert ate qe ju mendoni. Ps. Pastaj kush tha qe jan 3 muaj?”- ishte nje nga pergjigjet e Albit ndaj shkrimeve negative te disa ndjekesve.
Nje tjeter pyetje qe iu drejtua ish-konkurrentit te “Perputhen” ishte: “A ke ndermend te behesh baba?”
Ndersa nga pergjigjia e Albit kuptuam se ai eshte qe tani i gatshem per te krijuar nje familje.
“Une i dua shume femijet dhe kam qef nje familje te madhe po kjo pune sbehet vetem. Si thua ti zemer”- u shpreh Albi, tek beri tag partneren e tij.