“Big Brother VIP” hapi dyert e shtepise se madhe me 5 tetor, dhe deri me sot komplimentet kanë qenë të shumta për rikthimin e formatit, skenografinë, sigurisht edhe moderatoren.
Arbana Osmani, komunikon shpesh me ndjekësit e saj rreth formatit dhe këtë herë dikush e pyeti:
“Pse është kopjuar Grande Fratello në çdo detaj? Nuk mund të kishim diçka ndryshe tonën”.
Moderatorja iu pergjigj:
Kemi prezantuesen
Kujtojme se, faqja “Trash TV Stellare”, që njihet për komentet dhe përshtypjet lidhur me “Grande Fratello” në Itali dhe jo vetëm, ka komentuar Arbanën, duke e komplimentuar e duke risjellë në kujtesë vizitën e saj të pak ditëve më parë në Itali dhe takimet me stafin e “Grande Fratello”.
“Kam parë disa pjesë nga puntata e parë dhe ndonëse nuk kam kuptuar asgjë, ajo është çmendurisht e mirë”, shkruhet në postim, referuar moderatores
Ndërkohë, në një tjetër postim, shkruhet:
“Jam duke qarë për shqiptarët, që e kanë studion identike si tonën”, krahas disa fotove nga studioja e transformuar e “Big Brother VIP” në Shqipëri, pas 4 viteve mungesë