Formati i suksesshëm “Big Brother Albania” po tërheq shumë vëmendje këto kohë. Rikthimi i tij u përfol shumë dhe duket se ky format i ka munguar ekranit dhe teleshikuesve.
E veçanta sigurisht është se këtë herë do shohim VIP-at që me siguri i ndjekim në Instagram, 24 orë në 7 ditë të javës.
Aludimet mbi emra personazhesh nuk kanë fund, por pak dite na ndajne nga e verteta.
Gazetari, Eraldo Rexho, pjesë e ekipit realizues të formatit të shumëpritur ka dhënë disa detaje.
“Big Brother Vip do të fillojë në Tetor dhe ndryshe nga çdo sezon tjetër do të jepet dy herë në javë. Ditët ekzakte besoj se do të lançohen përmes spoteve publicitare në Top Channel.
Do të jetë një kast shumë mirë artistësh dhe pjesmarrësish VIP…Do të kemi besoj përfaqësues të Kosovës, pra do ketë shumë arsye për tu ndjekur Big Brother.
E gjithë skuadra po punon për një edicion fantastik. Shtëpia është spektakolare, te gjithë do ta pëlqejnë shumë.”,- u shpreh Eraldo.
Nderkohe,shtëpia e më e famshme në Shqipëri “Big Brother Albania” po bëhet gati të rihapë dyert për banorët e rinj.
Se fundmi, disa foto ekskluzive jane shperndare ne internet, ku fotografohet nje pjese e mire brenda ambientit te shtepise se “Big Brother VIP