“Është e shtirur”, Amosi çudit me deklaratën për Kiarën

Gjatë kohës që ishte pjesë e “Big Brother VIP”, Amos Zaharia mori mjaft vëmendje për shkak të deklaratave të tij.

Mirëpo megjithëse po bëhen javë nga dalja e tij nga BBV, Amos vazhdon të surprizojë me deklaratat.

Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në “E diell”, në rubrikën “Diell apo Hëna”, Amosi u pyet për “emrin e banorit që është më i shtirur dhe duhet të dalë menjëherë nga shtëpia”.

Pa hezituar, Amosi tha emrin e Kiara Titos, duke treguar se sipas tij ajo është banorja më e shtirur në BBV.

Deklarata e Amosit vjen pasi shpesh ka treguar se Kiara nuk ka aspak ndjenja për Luixin.

https://www.instagram.com/reel/CpIRbfot4HO/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Kujtojmë se para eleminimit të tij nga BBV, disa pamje u bënë virale në rrjet. Në debatin e sipër me Luizin, Amosi u dëgjua teksa thoshte: “Krisu tashi dhe ti dhe ajo putana jote”.