Tashmë historia e tyre ka mbaruar dhe ata janë ndarë, të paktën sipas fakteve por Mauro Icardi ka vendosur të flasë më në fund, duke hequr disa gurë nga këmbët e tij dhe duke i nxjerrë gjërat në dritën e diellit.
“E njoh më shumë se kushdo dhe e kam mbrojtur më shumë se kushdo. Ka ardhur një moment kur nuk mund ta mbroj më. Është bërë qesharake në të gjithë botën. Jam lodhur me gënjeshtrat e saj.
Kërcënon me divorc prej një viti por nuk e realizon asnjëherë. Ka gjithmonë një kërcënim apo shantazh. Fëmijët tanë janë të mëdhenj dhe ndihen shumë keq pasi ajo e ka bërë gjithçka publike”.
Kujtojme se vetem pak pas ndarjes se ciftit, “Pepe Ochoa” deklaroi se L-Gante eshte tashme ne nje lidhje me Wanda Naran.
“Kemi mbaruar regjistrimin me Juana Viale dhe Mirtha Legrand. Ju këshilloj te mos e humbisni programin nesër në mbrëmje sepse L-Gante konfirmon marredhenien e tij me Wanden”.
Pas daljes televizive, ai la të kuptohet se edhe pse ata ende nuk kanë një marrëdhënie formale, po ndjekin hapat që i kanë paraprirë.
“Ajo është e bukur, ajo është një grua e bukur. Unë po e njoh. Ne po njohim njëri-tjetrin,” tha L-Gante kur u pyet nëse ishte në një lidhje me Wandën.