Është bërë pishman për raportin e tensionuar me Beatrix?! Ja si përgjigjet Semi Jaupaj

Ashtu si për shumë personazhe të tjerë, edhe për Semi Jaupaj “Big Brother VIP” shërbeu si një trampolinë për karrierën e saj në muzikë.

Tashmë Semi është fokusuar në publikimin e projekteve muzikore, të cilat po numërojnë me miliona klikime në YouTube.

Mirëpo, gjatë rrugëtimit në shtëpinë më të famshme ajo prishi disa marrëdhënie me koleget e saj, me Fifin dhe Beatrix Ramosaj.

Dihet se përsa i përket kësaj të fundit, shkak për krisjen e marrëdhënies ishte lidhja e bujshme me Donaldin.

Pas daljes nga shtëpia dy vajzat nuk patën më komunikim me njëra tjetrën, gjë që vazhdon njësoj edhe sot e kësaj dite.

E ftuar së fundmi në një intervistë për “AfterParty”, Semi u pyet nëse është bërë pishman për raportin e tensionuar me Fifin apo me Beatrix dhe ajo u përgjigj kështu:

“Nuk bëhem pishman për asgjë në jetë”.