Shumë është folur rreth ndarjes së Eros Grezdës dhe Oriola Marashit, por asnjëri prej tyre nuk kishte reaguar deri tani. Më në fund, futbollisti ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për ndarjen nga Oriola.
Në një prononcim për ‘PanoramaSport’ ai është shprehur se kjo do jetë hera e fundit që do flasë për lidhjen që ka pasur me modelen.
Më tej, Eros mbyll çdo derë për një rikthim të mundshëm duke thënë se nëse ndonjëherë do jenë bashkë, do jenë vetëm si shokë.
“Po, është folur shumë rreth kësaj çështjeje. Shpresoj që të jetë hera e fundit që unë flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë.”
I pyetur për arsyet e ndarjes, ylli i Kombëtares Shqiptare të Futbollit tha se shkak janë bërë ëndrrat dhe punët e secilit.
“Secili ka ëndrrat dhe punët e veta. Kaq dhe nuk dua të them më asgjë.”
Ky reagim vjen një ditë pasi në media u tha se Eros ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij dhe po përflitet për një lidhje me një tjetër modele. Vajza në fjalë quhet Nicole Bohorquez dhe shkak i këtyre zërave janë bërë komentet që Eros lë në fotot e saj. Nuk dihet se si janë njohur dy protagonistët por futbollisti ka nisur të pëlqejë fotot e saj muajit e fundit. Të jenë këto komente shenjë e një lidhjeje mes të dyve?