Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda do të bëhet baba për herë të parë. Partnerja e tij, Ajsel Abazi është në pritje të ëmbël.
Çifti, që u martuan në fshehtësi, zbuluan lajmin në një postim në rrjetin social Instagram.
Ajsel Abazi publikoi një foto me futbollistin, ku e veshur me një fustan të bardhë tregoi barkun e rrumbullakosur.
“Mezi po presim të të takojmë”, shkruan ajo, krahas imazhit kur Eros shihet duke e puthur në faqe, teksa mban dorën tek barku i saj.
Por çifti nuk kanë zbuluar ende gjininë e foshnjes, që pritet të vijë në jetë së shpejti.