Ditën e djeshme, Ermiona u skualifikua nga shtëpia e BBV pasi përdori dhunë verbale.
Vendimi u morr nga “Vëllai i madh” dhe e transmetoi atë nëpërmjet një zarfi të zi.
Mirëpo Ermiona nuk vonoi shumë për të bërë reagimin e saj të parë pas daljes nga reality show. Ajo postoi një foto në rrjetin social, Instagram, ku falenderoi Luizin për mbështetjen dhe i uroi fitoren.
Ndërsa më pas, ajo ka bërë dhe një tjetër reagim, këtë herë nuk e kurseu një “thumb” për Kiarën dhe Oltën, të cilat i quajti “kukulla 2 lekshe”.
Postimi i plotë:
“Falenderoj të gjithë ju me zemër që më mbështetët gjatë qëndrimit tim në shtëpinë e BBV2. Nje falenderim i veçante i shkon Luizit, që më ndejti afër dhe më përkrahu në këtë rrugëtim .
Luizi u mundua gjatë gjithë natës të më ndalonte për të mos dalë jashtë nga shtëpia, por ishte i pamundur qëndrimi në atë shtëpi të rrethuar me hiena, duke përjashtuar Kristin dhe Kejsin që dhe ata i dua fort .
Me vjen keq që nuk jua plotësova dëshirën për të qëndruar deri në fund, por duke qenë e vërtetë nuk mund të duroja hipokrizitë, fallcitetin, kinematë dhe teatrin e kukllave 2 lekshe. Sot ma keni mbushur shpirtin me shumë dashuri. Ju dua shumë! Aman se vdiqëm”.