Ditën e sotme, Ermiona Lekbello u përjashtua nga BBV pasi theu rregullat e lojës.
Njoftimi u bë i ditur për banorët dhe publikun pas një zarfi të mbërritur në shtëpi, ku u tha se pasi përdori dhunë verbale, Ermiona përjashtohet nga gara.
Pas eleminimit, Ermiona ka bërë reagimin e saj të parë. Ajo ripostoi një video falenderuese të Luizit dhe krahas saj shkruajti: “Do me mungosh, te dua fort. Jemi fitues jo humbes, ti je fituesi”
Ermiona bëri dhe një post tjetër dedikuar vajzës së saj.
“Të dua më shumë se jetën time. Ti je jeta ime”.