Vetëm pak çaste më parë ka ndërprerë në mes rrugëtimin e saj në “Big Brother Vip Albania” Ermiona Lekbello. Eleminimi i saj ishte një vendim i produksionit, si pasojë e dhunës verbale të përdorur mbrëmjen e djeshme nga konkurentja.
Teksa është duke bërë gati valixhet e saj, Ermiona i ka kërkuar Luizit që të mos i lërë të tjerët ta bëjnë “pis” emrin e saj tani që po ikën.
Në këtë situatë, është anulluar edhe televotimi i cili u shpall i hapur mbrëmjen e djeshme pas nominimeve. Vendimi u komunika për banorët nga Luizi.
Kujtojmë që mbrëmë pas përfundimit të spektaklit, Ermiona kërkoi të largohej, madje nisi edhe të bëntë gati valixhet, por ishte Luizi ai që e bindi që qëndronte.