Erjola Doçi tregon pse e refuzoi ftesën e BBV, nuk e kursen një “thumb” për banorët

Një nga personazhet që u përfol mjaft në rrjet se do ti bashkohej shtëpisë së “Big Brother VIP” ishte Erjola Doçi.

Pritej që hyrja e saj të bëhej po në të njëjtën ditë me atë të Bledi Manes, por vetëm hyrja e gazetarit u realizua.

Mirëpo çfarë ndodhi, pse nuk u bë Erjola pjesë e reality show-t?

Për këtë ka folur së fundmi vetë moderatorja teksa ishte e ftuar në “Live from Tirana”.

Ajo tregoi se ftesën për t’iu bashkuar programit e mori por gjëndja e saj jo e mirë shëndetësore bëri që ta refuzojë.

M’u ofrua por kisha një problematikë shëndetësore”, tha ajo.

Mirëpo ajo nuk e kurseu the një thumb për banorët e “Big Brother VIP”.

Kur nisi “Big Brother Vip” e pashë dhe fika televizorin sapo pashë konkurrentët, nuk më dhanë impaktin e edicionit të parë të “BBV”.

Kur kaluan disa prime me sëmundjen e Luizit e përjetova shumë sepse kemi pasur edhe fatkeqësi familjare.

Edhe pjesën e Kejvinës që u prek e pashë dhe e justifikova por jo deri në dhunë. Aty u afeksionova me Luizin si lojtar.

Ky “BBV” ka qenë dhe do të jetë monopol i Luiz Ejllit. Si lojtar ai dhe Olta më kanë pëlqyer por Olta nuk ishte empatike, Luizin e duan se ka batutën.

Ti vjen i lodhur nga puna nuk do rrish të dëgjosh arrogantë por dikë që të bën të qeshësh”, është shprehur Erjola.