Kengetari Flor Mumajesi ka qene kryeteme e mediave gjate diteve te fundit.
Kjo pasi papritur ai vendosi te fshije kenget me domethenese nga YouTube, tek lajmeroi se me pas do t’i fshinte edhe nga Spotify.
Ne gjendje te ngarkuar emocionale, Flori tha se muzika e tij ka vdekur, por askush nuk e ka ngushelluar.
Mirepo me mbeshtetjen e madhe te publikut dhe dashamiresve te tij, ai i ktheu serish kenget ne YouTube madje tashme po publikon projektet e reja.
Nder mbeshtetesit e tij ishte edhe deputeti Erion Braçe.
Me ane te nje postimi ne Instagram, deputeti i PS i beri nje dedikim te papritur Florit ku shprehte fjalet me te mira per te.
“MEZI E GJETA KETE KENGE!
Shikoni;
Ka njerez qe kane lindur te rrine kot, hic, kot, per vete, por edhe per te tjeret, shoqerine!
Por ka te tjere qe kane lindur te jetojne, frymezojne; Te jetojne vete, te frymezojne nje, dy, me shume, ju ndryshon diten, dita ju ndryshon jeten, ndodh.
Te jetosh duke frymezuar eshte me e mira qe mund te ndodhe; FLORI MUMAJEZI KA LINDUR PER KETE; Te ndjej, te krijoj, te shkruaj poezi e melodi, te recitoj e kendoj, me ze e me shpirt, TE GEZOJE E FRYMEZOJE, ti shperndaj te dyja, ti dergoj tek cdokush!
Te jetosh eshte edhe te ndjesh,zhgenjim-gezim, trishtim-hare, dhimbje-zgjim, deshperim-ringritje; Te qeshesh e qash, TE KRIJOSH, SHKRUASH, FLASESH, KENDOSH, PERSERI! Jo si detyrim ndaj kujt, THJESHT TE JETOSH! SI DALLGA, ENERGJIA E SAJ, ZERI I SAJ!
Flori dhe une kemi JETUAR ne KOMBINAT, JETUAR; AJO LAGJE JETONTE! Nese ka dicka qe na dallon, te gjitheve qe jetuam aty, ajo ka te bej me nje fakt: NUK DOREZOHEMI! JETOJME! EDHE PER TE TJERET!
Tani thjesht degjojeni dhe duartrokiteni!”
Nga ana tjeter Flori komentoi ne kete post te tij, tek shkroi: “pa fjale”.