Teksa ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Andi Artani nuk kishte si t’u shpëtonte pyetjeve lidhur me Jasminën dhe me përballjen e tyre në “Përputhen Prime”.
Duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë gjatë kësaj përballje dhe Andi ka vendosur që disa gjëra që i kanë ngelur pishman t’i thotë publikisht, edhe pse u shpreh se nuk e kishte kërkuar ai rikthimin në Prime, ndërsa në program u tha e kundërta.
“Unë i ngritur kam qenë, dhe kur kam qenë i deklaruar kanë dashur që vajzat e tjera të dilnin me mua, por unë nuk pranova. Jam zhgënjyer nga kjo përballje. E gjithë kjo ka qenë ideja e saj, se e ka kërkuar ajo. Ka pasur një videomesazh ku thoshte se Andi duhet të kalojë në fazën e tretë, për të lënë mëritë pas. Cila është Jasmina e vërtetë? Tha se unë kërkova përballje, ma hodhi mua këtë kur e ka kërkuar ajo”, tregoi Andi.
Sipas tij, Jasmina ka shkuar për ta takuar kur ai pati ditëlindjen, edhe pse nuk e ka festuar.
“Unë nuk e kam festuar, erdhi të ma bënte surprizë. Pasi iku i kam shkruar që sipas të gjitha gjasave të vlerësoj dhe faleminderit. Pse në ballafaqim thua se Andit nuk ia kam ndjerë mungesën dhe nuk më mungon. Unë e kam mbyllur atë kapitull dhe nuk kam qenë dakord për rikthimin në program. E kur ka thënë për të lënë inatet pas, unë shkova. Me ato gjeste që ka bërë nuk meriton të jemi miq”, tha Andi.
Më pas ai shtoi: “Nuk dua që dramat e “Për’puthen” të më ndjekin pas. Tani jam moderator, e kam plane të tjera. “Për’puthen” ka qenë shumë i bukur”.