Sic e dini, prej ditesh Andi ka hapur emisionin e tij veror ne kanalin “televizion7”, te quajtur “Nate Vere”, ku eshte edhe ne shoqerine e moderatores se njohur Ajda Shukriu. Emisioni jepet nga e hena ne te premte ne oren 20:10
Persona te njohur tashme kane qene te ftuar, duke permendur “Butrint Imeri”, i cili ishte i ftuari i pare ne kete program, “Shota Baraliu dhe Milaim Zeka” si dhe se fundmi kengetari i famshem “S4MM”.
Por, pas disa emrave “te medhenj” qe Andi ka ftuar ne emisionin e tij, nuk do ta besoni se kujt ia ka bere kete here nje ftese publike. Behet fjale per Diona Fona. Po po, ajo Diona qe ju njihni, ajo Diona qe u perfol kaq shume per “ndikimin” e saj ne lidhjen qe Andi kishte me ish-konkurrenten e Perputhen, Jasmin Kadriu.
Ishte Diona, ajo qe diten e sotme publikon nje foto ne storyn e saj ku i shpreh urimin e saj Andit per emisionin e tij, ku shprehet:
“Congratulations @Andi Artani, killin it” -u shpreh Diona.
Nuk vonoi shume, ku vjen dhe pergjigja e Andit.
“Thank youuuu. Kur po na vjen?” – ia ktheu Andi, duke i bere keshtu nje ftese publike Diones ne emisionin e vet.
Nuk kemi akoma nje aprovim zyrtar se kur apo nese do jete nje dite ne “Nate Vere” Diona Fona, por ajo cka dihet me siguri eshte se shume pyetje presin pergjigje nga kjo “dyshe”.