Seriali “La Casa de Papel” ka thyer rekorde shikueshmërie në të gjitha sezonet e tij. “Banda” e udhëhequr nga “Profesori” ka rrembyer zemrat e publikut, kjo për mënyrën sesi janë trajtuar personazhet dhe për natyrën e tyre karizmatike dhe rebele.
“La Casa de Papel” rikthehet në 3 dhjetor me volumin 2 të sezonit 5. Nga traileri i publikuar duket se profesor “Salva” është zhdukur pa lënë gjurmë duke lënë vetëm grupin brenda bankës.
Këta të fundit janë ç’tensionuar në qëllimin e tyre për të nxjerrë arin. Menjëherë kanë nisur konfliktet mes grupit teksa idetë e tyre për planin janë të ndryshme.
View this post on Instagram