Ende vazhdon te perflitet ne media rreth vendimit qe do te marre Ori Nebiaj persa i perket mandatit te deputetes.
Me terheqjen e Grida Dumes nga posti, i takon Orit te marre nje vendim si kandidatja e dyte me e votuar me plot 5599 vota.
Mirepo ajo aktualisht eshte ne moderim te “Per’puthen” e nuk dihet se cfare do te ndodhe me programin nese ajo i thote “po” mandatit.
Edhe pse beri me dije se ende nuk e ka marre nje vendim, ka filluar te aludohet se cili do te jete emri qe do t’a zevendesoje ne “Per’puthen”.
Mbremjen e djeshme gazetarja Elona Duro ishte e ftuar ne nje interviste per “Goca & Gra”, ku u pyet rreth programit dating, duke qene se ajo ka qene disa here pjese si opinioniste.
Ajo u pyet nese ka ende diçka konkrete per te ardhmen e karrieres se saj dhe nese do te jete moderatore e “Per’puthen” nese largohet Ori Nebiaj.
“A do shkoje Ori ne Kuvend? Une nuk di asgje! Ori vete e sqaroi dje ne nje status qe nuk e ka vendosur, por une di kaq sa dini ju. Nuk eshte se do te ishte nje gje qe nuk do e pelqeja, por asnje takim zyrtar”- u pergjigj Elona Duro, duke mos treguar keshtu diçka konkrete.