Zenkat mes djemve nuk kane munguar ne asnje nga puntatat e Perputhen, por mesa duket djemte e ketij sezoni jane shume here me te “rrembyer” per sa i perket debateve.
Takimet mes personazheve nuk kane filluar ende, por zenkan po! Nje perplasje ndodhi puntaten e sotme mes Argjendit dhe Bajos, por qe me pas agravoi duke nderhyre edhe Eduardi me Taulantin.
Ishte Argjendi ai qe beri nje koment pas takimit “te keq” mes Taulantit dhe Alvises, koment ky qe nuk i pelqeu Bajos, duke u kthyer keshtu kunder Argjendit me mendimin se ai prishi ter momentin me komentin qe beri.
Ky debat i dy djemve, beri qe edhe Eduardi te kthehet kunder Bajos, pasi sipas tij,po kerkonte vemendje kot dhe po fliste aty ku nuk i takonte, ndersa me pas Taulanti doli ne mbrojtje te Bajos, duke u kapur aq keq me Eduardin saqe donin ta “sqaronin” edhe jashte programit.
Nuk e dime nese marredheniet do te vazhdojne te jete te tilla mes djemve, por ky nuk eshte nje fillim i mbare per ta!
View this post on Instagram