Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku.
Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.
Artistja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.
E si një vajzë shumë seksi e provokuese e showbiz-it, Enca padyshim që merr shumë mesazhe nga djem, të cilët e pëlqejnë këngëtaren, por tek këta djem mesa duket paska dhe personazhe të njohur për publikun.
Si një personazh pa filtra dhe komplekse vetëm para pak minutash (duke i mbuluar emrin), bukuroshja ka zbuluar se një VIP i ka shkruar në rrjetin social Instagram, por pasi nuk ka marrë asnjë përgjigje i ka fshirë mesazhet.
Por, kjo gjë nuk i ka shpëtuar syrit të Encës, e cila e ka kapur ‘screenshot’. Por, nuk mbaron me kaq… Emri i personazhit të njohur nuk mund të qëndrojë për shumë gjatë mister dhe kjo varet nga ju!
Këngëtarja ka publikuar një Instastory ku pyet ndjekësit e saj, nëse duhet ta zbuloj emrin e tij apo jo.
Epo, ne jemi me të vërtetë kuriozë, po ju?