Para disa ditesh, kengetarja Enca zgjodhi si protagonist ne kengen e saj “Rakia”, ish konkurentin e pashem te Perputhen, Beart Rexhepi.
Videoklipi ishte me skena te nxehta, ku personazhet shiheshin shume te afert ne nje shtrat. Pervec videoklipit, dyshja kalonte edhe shume kohe bashke, kjo per shkak te xhirimeve.
Tashme xhirimet kane mbaruar, kenga eshte publikuar, por Encen dhe Beartin vazhdojme t’i shohim bashke neper Tirane.
Së fundmi Enca ka publikuar një video teksa shihet duke udhëtuar xhiro me makinë me Beartin që këto ditë është në Shqipëri.
“Ç’është ky djalë seksi” – dëgjohet duke thënë Enca nga makina teksa Bearti ka ndaluar për të blerë diçka në një dyqan teksa ka sfiduar ndjekësit nëse mund t’i gjejnë në Tiranë.