Rolando Lekaj është një model dhe sipërmarrës shqiptar jeton prej më shumë se 10 vitesh në Shangai të Kinës.
Në fillim ai ka punuar si model dhe aktualisht drejton sëbashku me bashkëshorten bizneset e tij me mbi 3000 punëtorë.
Rolando është i martuar me Tereza Lekaj, sipërmarrëse e famshme nga Kina, të njohur në botë për sipërmarrjet në fushën e bukurisë, spitale dhe klinika ku kryen operacione plastike.
Si një ndjekës i “Big Brother VIP”, së fundmi Rolando ka bërë një përshëndetje nga Kina posaçërisht për Luizin.
“Luiz Përshëndetje!
Bashkë me bashkëshorten time Tereza dhe vëllain tim Vivin të përshëndesim nga Kina, me gjithë 10 mijë fansat nga kompania ime. Të uroj fitore, me shpirt dhe zemër. Sa më shpejt të presim në Kinë. Edhe Kina të do ty!”- ka thënë ai para audiencës e më pas i ka bërë të brohorasin emrin e Luizit.