Pete Davidson mori pjesë në një darkë miqsh me Emily Ratajkowski-n.
Shefja e markës së Bumble, Selby Drummond, ndau një foto në Instagram ku shfaqej EmRata dhe Davidson të ulur në tryezë me disa të ftuar të tjerë gjatë një feste të Thanksgiving.
Modelja u etiketua në foton tashmë të fshirë, që u ripostua nga faqja e thashethemeve në Instagram, Deux Moi.
Takimi i rastësishëm mes miqsh është parë si një shenjë se gjërat janë bërë edhe më serioze mes çiftit të famshëm.
Emily dhe Pete ndezën për herë të parë thashethemet për një romancë në fillim të këtij muaji, kur u panë duke u kapur për dore ndërsa ishin në një takim në Brooklyn.
Dhe javën e kaluar, lidhja e tyre u konfirmua kur një burim i tha Us Weekly se ata ishin takuar prej disa muajsh dhe fotot e tyre duke u përqafuar poshtë shtëpisë së Pete bënë xhiron e rrjetit.