Elvis Pupa konfirmon hyrjen në “Big Brother VIP”, mirëpo arsyet e pjesmarrjes së tij nuk janë ato që prisnim

Pak ditë më parë aktori i mirënjohur i humorit, Elvis Pupa, bëri një postim në profilin e tij të Instagram-it duke ngritur dyshimet se do të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”.

E mesa duket qenka e vërtetë! Pak më parë aktori ka ndarë një video me ndjekësit ku konfirmoi pjesmarrjen e tij në reality show, si dhe tregoi arsyet e këtij vendimi.

Ndryshe nga të tjerët që kanë hyrë me strategji për të fituar çmimin e madh, Elvisi u shpreh se do të bëhet pjesë e lojës vetëm për të sjellë humor dhe pozitivitet në shtëpi, për të bërë kështu shqiptarët të harrojnë sado pak problemet e tyre.

Ai shtoi se nuk do të hyjë me asnjë strategji apo të sulmojë dikë nga banorët, pasi siç u shpreh, qëllimi i tij është të bëjë vetëm humor.

https://www.instagram.com/reel/CpFT-xQoGZO/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Mirëpo, a do të arrijë Elvisi të mos përfshihet në marrëdheniet e tensionuara mes banorëve, duke mos u bërë pjesë e asnjërës palë?

Kjo do të mbetet për t’u parë!