Pas asaj skene aq romantike dhe të bukur në “Big Brother VIP Albania”, Bora dhe Donaldi u kthyen në çiftin më të komentuar të momentit.
Në rrjetet sociale qarkullojnë ende shumë video të çiftit teksa po ashtu vijon edhe sfida “Mirëmëngjes vetëm Borës dhe Donaldit“, e nisur fillimisht nga Lori Hoxha.
E teksa shumë gjëra nuk janë qartësuar mes tyre, pyetjet dhe ngacmimet për njëri-tjetrin nuk mungojnë.
Mbrëmjen e djeshme Elita Rudi ishte e ftuar në “Për’puthen Prime”, si opinioniste, ku postoi një foto në InstaStory me Borën duke shkruar:
“Me zemrën e Donaldit”.
Në fillim menduam se Bora nuk do e ripostonte këtë foto nga mbishkrimi, por ndodhi e kundërta. Si duket asaj i pëlqeu ky mbishkrim dhe teksa e ripostoi vendosi disa emoji si për të treguar se është vendosur pak në siklet.
Ndërkohë, gjatë emisionit Bora “u ngacmua” edhe nga opinionisti tjetër i “Prime” Naim Abazi, i cili iu drejtuar Borës:
“Të gjithë shqiptarët po presin përgjigjen”, ndërsa ajo është përgjigjur duke thënë:“Të presin pak se edhe unë po pres dikë…”