Elhaida Danin do ta kemi më të pranishme në Shqipëri sepse së shpejti ajo do të jetë pjesë e “Dancing With the Stars”.
Si të gjithë ne që për fundjavë ruajmë ndonjë foto interesante edhe këngëtarja ka menduar të njëjtën gjë për të postuar në hapësirat e saj sociale.
Mirëpo, kjo foto mesa duket si ka pëlqyer dhe aq ndjekësve të saj të cilët kanë nisur me “akuza” e “këshilla” kundrejt saj.
“Ske nevoje te zhvishesh o bilbil, mos u bej si Tiranset ta marrsha”, i shkroi nje ndjekes.
“Si quhet kjo veshja, nqs quhte e tille”.
“Goce fillo me honger nai berxoll se je bo kock e lekur e mrapa nje got vere”, komentoi nje tjeter ndjekes.
“Ke harru me hanger Tu mendu qe te interreson vetem te jesh VIP & Glam! Te njehen brijt, tka ike ajo bukurija e robit, t rroft kanga maj bij, inshallah kthehesh ne origjinalitet. Suksese”, vazhdonin komentet negative.
Mirepo, nje reagim ka ardhur dhe nga Elhaida. Nen seksionin e komenteve ajo eshte shprehur se e rendesishme eshte te kete shendet sepse pesha iken e vjen.