Elhaida Dani është një nga konkurrentet e emisionit të “Dancing With the Stars”.
Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar shumë detaje për jetën e saj private.
Mes të tjerash artistja ka shpërthyer në lot teksa tregoi për publikun se ende nuk ka shkuar të takojë prindërit.
“Më ka marrë malli shumë këtë herë, ishte e vështirë, muaj jashtë Shqipërie, nuk kam folur shumë se diferenca e orareve 7 orë me Kanadanë, është edhe faji im e mirëkuptojnë ata. Mezi pres t’i takoj. Janë shumë të lumtur, mendojnë se do të fitoj”.