Donald Veshaj dhe Elgit Doda kanë një miqësi shumë të mirë, që sigurisht shkon përtej bashkëpunimeve që kanë realizuar së bashku.
Kjo gjë u vu re mjaft mirë edhe gjatë kohës që Donaldi ishte në “Big Brother”, por sidomos pas reality show-t, ku dedikimet e tij me këngë nuk do ishin të njejtat pa Elgitin.
Megjithatë, miqësia e “cunave”, do të thotë gjithashtu që edhe partneret e tyre, Klea Huta dhe Bora Zemani, kanë të njejtën marrëdhënie?
E ftuar ditën e sotme në “Wake Up”, Klea ka folur më shumë në lidhje me këtë gjë, nisur edhe nga “ngacmimi” me ngjashmërinë që ka me Borën.
Sipas moderatores, ka raste kur ato edhe i ngatërrojnë me njëra-tjetrën, ndërkohë në lidhje me faktin nëse janë apo jo shoqe (aq të mira sa partnerët e tyre), ajo zbuloi:
“Unë njihem herët me Borën që shumë herët, edhe vazhdon të jetë i njëjti raport. Ne nuk para dalim, çunat janë ata që e kanë shoqërinë.”
https://www.instagram.com/p/Cjh8BQcDrja/?utm_source=ig_embed&ig_rid=790ca45f-d07f-4bda-a393-33d3ab008d3d