EKSKLUZIVE/ Blerimi dhe Aristela “perplasen” ne dhome, çfare diskutuan (Prapaskenat)

Blerimi ka nisur debatin me Aristelën pasi ajo po qepte diçka dhe tha se është vajzë për shtëpi. Ai nuk hezitoi t’i kthente përgjigje duke i thënë se nuk ka asgjë të keqe në atë që po bën.

“E pse mos me qep, çfarë ka të keqe? Mos deshe unë me ti hekuros rrobat?”-e pyet Blerimi ndërsa ajo e kalon me të qeshur.

Më pas Aristela e thërret që të fusë perin në gjilpërë sepse i ka thonjtë e gjatë dhe ai i ofrohet menjëherë për ndihmë. Pas kësaj, Blerimi shkon tek tavolina e hekurosjes për të bërë gati bluzen që do të veshë.

Sapo e përfundon, e tregon punën e tij para kamerës dhe pyet: “Mirë ju duket?”