Marredhenia mes Einxhelit dhe Beniades eshte kthyer nje nder me te komentuarat per nje kohe te gjate ne rrjetet sociale.
Pasi mohuan se mund te kishte nje krisje mes tyre, dy vajzat pranuan me ne fund se marredheniet nuk ishin te njejta si brenda BB VIP.
Teksa ishte e ftuar ne “Why Not”, Einxhel u shpreh ne menyre ironike se nuk ka komunikuar me Beniaden pas BB VIP, pasi ajo nuk i kishte numrin e telefonit.
E ftuar ne te njejten studio diten e sotme ishte Beniada, se ciles iu kerkua te jepte nje koment per pergjigjen e dhene nga Einxhel.
Ajo u shpreh se nuk ka patur nje zenke mes tyre dhe se marredhenia eshte prishur per gjera koti, pasi mund te sqarohej dhe relatat mes tyre te rregulloheshin.
Beniada i uroi gjithashtu Einxhelit nje shtatezani te mbare, edhe pse ajo nuk ishte pjese e baby shower-it qe organizoi sot per bebin qe pritet te vije ne jete.
Por ajo cka mori vemendjen ishte se, para se te kthente pergjigjen e saj, Beniada kendoi nje kenge popullore.
“Te tha nena ‘rruga e mbare‘”, kendoi Beniada, ndersa na solli ndermend nje tjeter situate mes dy vajzave. Pak kohe me pare Einxhel tregoi se priste nje falje nga Beniada per shkak te komenteve fyese te nenes se saj, e nuk dihet nese kjo pjese u kendua qellimisht nga Beniada.