Prej momentit që e pranuan publikisht faktin se do të bëhen prindër, Einxhel dhe Dagz nuk i ndalin postimet në rrjete sociale lidhur me fëmijën që do të vijë në jetë.
Së fundmi Einxhel na ka shuar dhe një kuriozitet të vogël, duke na treguar sipas saj se si do të jetë bebi i tyre dhe e krahason atë me një bebe tjetër, ku dhe shkruan:
“Përfundimisht bebi ynë”.
Së fundmi Einxhel ka treguar se merr mjaft komente negative në rrjete sociale nga disa ndjekës lidhur me shtatzaninë e saj e duket se ditën e sotme bukuroshja nuk ka dashur që t’i kalojë kaq lehtë.
Vetëm pak më parë moderatorja ka postuar në Instastory disa prej profileve të Instagramit të disa prej personave që i kanë dërguar komente ofenduese dhe sigurisht që Einxhel ka pasur dhe disa fjalë për t’ju thënë.