Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan me ndjekësit foto e video nga përditshmëria.
Madje edhe pse disa fansa i thonë që të mos postojë shumë imazhe ku ekspozon barkun e rrumbullakosur, ajo nuk e ka problem dhe vijon që të ndajë sa më shumë foto.
Por ditën e djeshme, moderatorja i ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj me postimin e fundit.
Ajo ka publikuar disa fotografi ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, Dj Dagz, me të cilin u njoh dhe u lidh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Teksa shfaqen të veshur shumë elegantë, Einxhel i ka surprizuar të gjithë me shkrimin që ka vendosur bashkëngjitur me pozat.
Ajo shprehet se nëse Dagz vazhdon që të duket kaq ‘hat’, është gati që t’i propozojë ajo për martesë shumë shpejt.
“Nese i dashuri im vazhdon te duket kaq seksi, do i propozoj shume shpejt!”, shkroi Einxheli krahas fotos me Dj Dagz.