Egli shton dyshimet për ndarje, habit me veprimin ndaj Olsi Bylykut

Ditën e djeshme për aktorin e humorit, Olsi Bylykun ka qenë ditë feste, pasi nëna e tij festoi ditëlindjen.

Me një foto krah saj, Olsi i dedikon fjalët më të ndjera:

“Mos e publiko o non, festojmë në me njëri-tjetrin, se robt kanë halle, pse duhet me u gëzu në që kemi ditëlindjen-më tha. Po e di mam, gjitmonë më le me edukatën dhe përgjegjësinë më shumë mbi të tjerët se mbi veten, por ti e meriton çdo ditë feste, çdo ditë ditëlinje, çdo ditë buzëqeshje si çdo nënë në botë. Gëzuar ditëlindjen debulesa ime më e madhe. U bëfsh 100 vjeç”, shkruan Olsi Bylyku.

Ndërkohë, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim vitet e kaluara, ku nga ana e Eglit nuk ka munguar një urim për nënë e Olsit, këtë vit nuk kishte asgjë.

Edhe pse Egli ka treguar gjithmonë se me vjehrrën dhe kunatën ka një marrëdhënie speciale.

Urimi i Eglit për vjehrrën 1 vit më parë:

Me këtë veprim, Egli ka shtuar më shumë dyshimet se i ka dhënë fund lidhjes me Olsin, lajm i cili ka qarkulluar së fundmi në rrjet.