Efi shpallet finalistja e dytë, reagimi i Luizit nuk pritej!

Mbrëmjen e sotme pritej që një prej tre banorëve të nominuar (Bledi, Kiara, Efi) të linte përfundimisht garën për çmimin e madh.

Mirëpo, një avantazh i papritur për Qetsorin ndryshoi gjithë situatën.

Si lideri i javës, atij iu dha mundësia të zgjidhte nëse këta tre banorë do i dërgonte në nominimin së bashku me veten, apo sërish duke llogaritur veten, të hapej një televotim për të zgjedhur finalistin e dytë.

Qetsori zgjodhi opsionin e dytë, por kushdo që do të shpallej finalist prej tre të nominuarve, dy të tjerët do të duhet të linin menjëherë shtëpinë.

Televotimi u hap dhe publiku vendosi që Efi të jetë finalistja e dytë, ndërsa Kiara dhe Bledi u larguan nga shtëpia.

Të gjithë banorët e shtëpisë përqafuan dhe përgëzuan Efin, ndërsa Luizi ishte i vetmi që nuk i bëri asnjë urim.

Ndërsa pak minuta para eleminimit ndodhi edhe propozimi i martesës nga Luizi për Kiarën dhe Efi ishte e para që shkoi të përqafonte çiftin duke u thënë se është shumë e lumtur për ta.