Efi i kthehet kundër Kiarës: ”U acarua vetëm pse nuk fitoi,i erdhi inat që humbi”

Ajo që ndodhi midis Luizit dhe Kiarës ka nxitur reagimin publik të të gjithëve.

Efi, një ish-banore e shtëpisë ka shprehur mendimin e saj mbrëmë nga makina, pasi nuk arriti në kohë për të qënë në studio.

Ajo foli për situatën duke u shprehur se Kiara mund t’a evitonte atë situatë vetëm duke i thënë Luizit të largohej.

Ajo nuk donte ta bënte këtë gjë që do të thotë se e kishte akoma mendjen tek loja.
Nëse ti e ke mendjen tek loja do të thotë që ndjesitë e tua, mërzitja jote, ankthi jot që supozohet ju shkaktua, atëherë do harrohej. Do harrohej loja. Pasi u prish loja, reagimi i saj i parë ishte nuk më le një herë të luaj dhe të fitoj. Nuk e kapi Luizin dhe t’i thoshte shiko ky veprimi që ti bëre më lëndoi. Edhe Luizi atë moment e mori si çështje loje dhe ajo thjesht po acarohet për lojën. Për mua Kiara u acarua vetëm për faktin që nuk fitoi. I erdhi inat që humbi, këtë përjetoi ajo”, ishin disa nga fjalët e Efit.