“Krenare dhe e lumtur”, kështu e nis Efi deklaratën e saj të parë pas daljes (për herë të dytë) nga shtëpia e “BBVIP”, këtë herë si finaliste dhe si një prej vajzave më të votuara e të pëlqyra nga publiku në reality show.
Ish-konkurentja e “Për’puthen”, e cila kaloi jo pak situata të vështira në program, shprehet në postimin e saj të fundit në Instagram se vendi i tretë në “BBVIP” është një arritje e madhe për të, teksa është përpjekur gjatë gjithë kësaj kohe t’i qëndrojë besnike vlerave të saj.
Për të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim, ndërsa lexon mesazhet e tyre dhe dashurinë që i kanë dhuruar, ajo thotë se i ka tashmë si një familje të dytë, teksa po ashtu i drejton nga një mesazh edhe të gjithë finalistëve me të cilët ndau mbrëmjen e 6 majit.
Ajo thotë se ky edicion i “Big Brother” i takon Luizit e Kiarës, të cilët kanë dhuruar emocione pa fund dhe i uron shumë lumturi për dashurinë e tyre. Për Kristin ajo shpehet e sigurtë se do të na dhurojë mjaft gjëra të bukura tani e në vazhdim, ndërsa DeaMishel e quan një shembull për të gjitha vajzat.
Në fund ajo nuk i kursen falenderimet si për produksionin, ashtu edhe për ndjekësit e fansat e saj, teksa i shpreh shumë dashuri.
“Krenare dhe e lumtur!
Ju kam lodhur me postimet e mia, por jam shumë e emocionuar teksa reflektoj për rrugëtimin tim në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Vendi i tretë është një arritje e madhe për mua, dhe nuk do ta kisha bërë pa mbështetjen te të gjithëve ju. Gjatë gjithë qendrimit në shtëpi, unë u përpoqa t’i qendoja besnike vlerave të mia, edhe në momentet më të vështira.
Nuk ishte një udhëtim i lehtë, por mbështetja dhe dashuria juaj më shtynë që të qendroja deri në fund në shtëpi. Ndërsa kam qenë duke lexuar sot mesazhet, komentet dhe DM tuaja, ndihem sikur kisha një familje të dytë që më mbështeste nga jashtë.
Më shumë se çdo gjë doja t’i bëja njerëzit e mi të dashur krenarë dhe jam shumë e lumtur që mund të them se ia dola. Prindërit e mi më rritën të jem një vajzë e fortë, e sigurtë dhe besnike, dhe jam shumë mirënjohëse që i kam ngjarë atyre.
Big Brother VIP 2 i përket @itsluizejlli dhe @kiaratito Kanë dhuruar emocione pafund, dhe i uroj jetë sa më të lumtur bashkë! @kristdragot jam e bindur qe do të shohim shumë gjera të bukura nga ty në të ardhmen! @deamichellee je një shembull për shumë vajza! Faleminderit për çiltërsinë dhe shoqerinë që më ke dhënë gjatë disa momenteve të vështira në shtëpi.
Së fundi, dua të falënderoj ekipin dhe produksionin e “Big Brother” që më dhanë këtë mundësi për herë të dytë. Kjo përvojë ka ndryshuar jetën time dhe unë jam mirënjohëse për çdo moment. @sarahoxhaaa @lorihoxha @arbanao @eduartgrishaj”, përfundon Efi.