Sportisja shqiptare, Nikol Merizaj ka vendosur rekord kombëtar në 50 metra stil i lirë. Ajo regjistroi kohën 26 sekonda e 21 të qindat në 50 metra stil i lirë.
22-vjeçarja kreu një garë pozitive, të cilën e mbylli në vend të tretë, por nuk ia doli të kualifikohej në raundin final.
Ajo u rendit në vend të 42-të në renditjen e përgjithshme nga 80 notarë që morën pjesë.
“Nikol Merizaj vendos rekord kombetar por nuk kualifikohet ne finale, e treta ne baterine e saj dhe e 42-ta ne renditjen e pergjithshme.
Notarja shqiptare Nikol Merizaj ka perfunduar garen e 50m stil i lire, e treta ne baterine e saj me kohen 26.21 duke vendosur keshtu rekord kombetar ne kete disipline.
Ky rezultat e rendit Nikol ne vendin e 42 nga 80 notare pjesemarrese, qe per fat te keq nuk ishte pjese e 16-shes se kualifikuar ne finale.I
urojme shume suksese Nikol ne gara te tjera”, shkruhet në faqen zyrtare të Komitetit Olimpik Shqiptar.
Pak ditë më parë, peshëngritësi shqiptar Briken Calja përfundoi rrugëtimin e tij në lojërat olimpike “Tokyo 2020” duke u renditur në vendin e katërt në kategorinë deri në 73 kilogramë në peshëngritje.
Ai ngriti gjithsej 341 kilogramë dhe vetëm për një kilogramë mbeti pa medalje.
Por pavarësisht se si shkoi gara, rezultati final ishte më i miri i arritur deri më sot një nga një sportist shqiptar.
Burimi: /iconstyle