Prej kohësh është kthyer në ‘zakon’ që shumë nga konkurrentët pjesëmarrës së “Për’puthen”, t’i futen fushës së muzikës, duke kujtuar kështu ish-konkurrentët: Ana Lleshi, Melisa, Juli, Princi, etj.
Mirëpo nuk paska mbaruar me sezonin e kaluar! “Për’puthen” sapo ka nisur sezonin e ri, dhe që në fillim, në rrjet është përfolur se disa prej konkurrentëve kanë tentuar më parë t’i futen botës së muzikës, e se ndoshta në emisionin e famshëm, vijnë veç për famën e shumëkërkuar që do t’i shërbejë atyre më pas për vazhdimin e karrierës.
Ditët e fundit po qarkullon një video se Eduart Kuçi, dikur ka qenë pjesë e labelit “On Records”, që ka nxjerrë emra të njohur si Mozzik, Getinjo, Kida, Fero etj.
Por çfarë ka moderatorja Bora Zemani, moderatorja e emisionit për të thënë lidhur me këtë? Ajo duket se e ka marrë me sportivitet gjithë situatën, duke reaguar ashtu siç nuk pritej. Në një Instastory, moderatorja ka shkruar me humor “Bora Zemani çel sezonin e ri të këngëtarëve në ‘Për’puthen’”.
