Një vajzë e veshur me fustan të bardhë që qëndronte në muret e një salloneve të bukurisë në Kabul ka bërë xhiron e rrjetit ditët e fundit si simbol i situatës së krijuar në Afganistan.
Para dy ditësh në rrjet qarkulloi një foto ku shihej një bojaxhi teksa mbulonte me ngjyrë të bardhë murët e parukerisë ku ishin vendosur fotot në fjalë.
Mirëpo, e dini që në foto është Betrix Ramosaj? Këngëtarja shqiptare ka realizuar një set fotografik për një markë turke dhe fotoja e saj ishte stampuar në një prej salloneve të bukurisë në kryeqytetin e Afganistanit.
Ishte vetë kjo e fundit ka bërë një postim në Instagram, ku ka treguar të plotë foton.