Qe pas pjesmarrjes se saj ne Për’puthen, u zbulua se Melisa Lleshi ka qene aktive me pare neper televizione, e ftuar ne intervista, por edhe pjese e videoklipeve te ndryshme muzikore.
Pak pas hyrjes se saj ne emision, ndjekesit zbuluan se ajo, per disa kohe, ka qene vajza ne rolin e Sofise krah Arjan Canit ne “Zone e lire”, megjithese asokohe ishte brune.
Pervec rolit te “Sofise”, Melisa ka qene pjese edhe tek nje prej skeceve ne emisionin “Binjaket”, ku ne nje puntate te tyre, ndjekesve nuk u shpetoi nga syri prania e saj.
Por, nuk mbaron me kaq! Disa vite me pare, Melisa ka qene pjese e ketyre dy videoklipeve: ne kengen “Lujna” te Altin Sulkut dhe “1 second” te Çartanit, ku fytyra dhe fiziku i saj i bukur eshte perdorur si imazh ne videoklipet e ketyre dy kengetareve.