“Edhe këtë nuk e kisha parë”! Efi merr surprizën e çuditshme nga fansat

Efi Dhedhes megjithëse nuk arriti të qëndronte shumë gjatë në “Big Brother VIP” dhe pse jo të fitonte çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, fitoi diçka edhe më të madhe, dashurinë e publikut.

Pas daljes nga BBV, në rrjetin social Instagram, Efi fitoi më shumë se 300 mijë ndjekës.

Mirëpo duket se dashuria e publikut për të nuk mbaron me kaq.

Së fundmi fansat e Efit kanë bërë një editim në kuadër të shakasë, duke vendosur fytyrën e saj në letrën e lekut.

“Edhe këtë nuk e kisha parë”-ka shkruar Efi.