Ditën e sotme moderatorja Arbana Osmani bëri me dije se dy finalistët e edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj, do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme mbrëmjen e sotme.
“Gjejeni çfarë.. sonte“- ka shkruar Arbana, ndërsa edhe vetë Iliri me Donaldin kanë bërë postimet e tyre ku kanë treguar se do të hyjnë në shtëpi.
Mirëpo, një postim i Beatrix Ramosaj pak minuta më parë ngriti dyshimet se edhe ajo do të bëhet pjesë e BBV sot.
Teksa ndau disa foto e kuruar me një makjazh profesional, ajo shkroi: “Për ku kshu o yll?”
Kaq mjaftoi që ndjekësit të aludonin se edhe Beatrix do të hyjë ne shtëpi, ndërsa nuk kanë munguar edhe komentet e atyre që mendojnë se do të ketë një përballje mes saj dhe Donaldit.