Duket se Beatrix Ramosaj i është kthyer “thumbave” për aktorin Donald Veshaj, me të cilin krijoi një lidhje brenda reality showt, “Big Brother VIP” një vit më parë.
Këngëtarja zgjodhi të postojë në TikTok një video, ku në “sound-in” origjinal të postimit thuhej: “Jam bërë block, unblock, shtuar, hequr [nga rrjetet sociale], urryer, dashur, por nuk jam harruar kurrë”- me Beatrix që i përsëriste fjalët, ndërsa bashkangjitur me video-n, sa për t’i hedhur benzinë zjarrit shtoi: “Ehh, vështir’ me u harru’”.
Postimi u morr si një thumb për Donaldin, gjë që u vu në pah nga ndjekësit në komente dhe bëri që Beatrix t’a fshinte videon.
Lidhja e Donaldit me Triksën mori fund pasi kjo e fundit nuk u shfaq në një nga prime-t që Donaldi i kishte kërkuar të ishte prezente, duke zgjedhur që në vend të kësaj të udhëtonte drejt një shteti tjetër, ose të paktën kjo u duk të ishte arsyeja.
Megjithatë, një foto qarkulloi në rrjet ku shihej Donaldi me Triksën në makinë pas daljes nga BBV, duke shkaktuar një morí aludimesh se përse mori fund në të vërtetë lidhja e tyre. /Lokimagazine.com
