Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka hapur zemrën disa herë me publikun përsa i përket dhimbjes që i la pas vdekja e babait të saj.
Ajo ka realizuar së fundmi një pyetësor me ndjekësit e saj, ku një nga pyetjet ishte për periudhën kur Trixës i është thyer zemra më së shumti.
Këngëtarja postoi disa momente të babit të ndjerë, teksa ka shkruar se ikja e tij nga jeta ka qenë dhimbja më e madhe për të.
“Gjithmonë çmoni njerëzit që i doni sepse ju kurrë nuk e dini se kur ata e lënë këtë botë”-ka shkruar ajo.