E telefonoi në mes të koncertit, ja surpriza që Luizi i bëri Kiarës (Video)

Luiz Ejlli është kthyer fuqishëm në tregun e muzikës që pas daljes nga “Big Brother VIP” ku u shpall fitues.

Duket se famën e fituar, Luizi po e përdor më së miri. Mbrëmjen e djeshme ai ka mbajtur një tjetër koncert.

Mirëpo partnerja e tij, Kiara nuk ishte e pranishme. Kështu, Luizi vendosi që ta surprizonte atë me një telefonatë teksa ishte duke performuar në skenë përballë qindra personave.

Për skeptikët, Luizi vijon të jetë po aq romantik dhe i dedikuar për Kiarën edhe jashtë BBV.