I eleminuari i parë i puntatës së fundit në DWTS ishte Ilir Dushkaj, i konsideruar në kryeqytet si mjeshtri i koktejleve dhe pijeve.
Ditën e sotme ai ishte i ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio, ku rrëfeu pikërisht eksperiencën e tij në programin e kërcimit.
Duke e nisur prej fillimit, Dushkaj tregoi si e mori ftesën dhe cfarë ka ndjerë gjatë rrugëtimit të tij në DWTS, edhe pse ishte një rrugëtim i shkurtër:
“Isha shumë i nderuar të isha pjesë e kësaj patente. Kur ma kërkuan isha ‘wow’. Thashë ‘jo’ sepse nuk di të kërcej, por pastaj u mendova. Ishte gallatë, shihja veten time thoja nuk jam unë. Telefonata e parë ishte nga produksioni, isha në Vermosh kur më telefonuan. Unë shkova me pushime dhe kisha kohë të mendoja. Aty ndihesha i vogël. Duhet ta shikosh veten nga poshtë, jo vetëm nga lart. Kjo më bëri të shikoj shumë gjëra ndryshe.
Mora vetëm gjëra të mira nga ky program. Kur më pyesnin, thoja kam ardhur të humb kile. Humba 6 kile. Thashë kjo është një botë që nuk të përket, por më pëlqeu. Tani do merrem me kërcim, mendoj që mëson diçka të re.”
Nga ana tjetër ai foli edhe për marrëdhënien e tij me kolegët e njëkohësisht konkurentët e tij në spektakël, ose le ti quajmë me VIP-at e programit:
“Vipat vijnë te ‘shtëpia ime’, i mirëpres. Aty ishim të barabartë. Nuk jam mësuar të jem i barabartë ndaj nuk më pëlqejnë kompeticionet.”
Ndërsa për raportin me partneren e tij në skenën, balerinën Frenki Ziaj, Iliri tregoi:
“Me Frenkin u ndjemë shumë mirë bashkë. E gjetëm gjuhën e përbashkët. Frenki ka një aftësi në të shpjeguarin e gjërave dhe durim. Në prova kam qenë shumë më mirë, por publiku, juria, kamerat, m’u kthyen në presion.”
E në fund, mendimet për largimin dhe për jurinë (që deri më tani ka qenë goxha e rreptë në pikë):
“Nuk është se ishte dikush më keq sesa unë. Ia lë fajin vetes, kam mundësi të bëj më shumë.
Nuk dua të kontestoj jurinë fare. Juria duhet ta shikojë si shkon në evolucion. Ndër ata të katërt, njëri është profesionist. Kur ishte Kledi i pari të tjerët shihnin atë. Pikët ishin të kuptueshme.”